Polonia e shpall udhëheqjen ruse regjim terrorist

Polonia e shpall udhëheqjen ruse regjim terrorist

Kuvendi i Republikës së Polonisë e shpalli të mërkurën udhëheqjen e Rusisë regjim terrorist, duke dënuar edhe agresionin mbi Ukrainë, i nisur më 24 shkurt.

BBC raportoi se ky vendim u mor nëpërmjet një rezolute, derisa në Kuvend u tha se Rusia duhet të mposhtet dhe të privohet nga mundësia për t’i kërcënuar fqinjët.

“Senati i Republikës së Polonisë edhe një herë dënon ashpër agresionin rus dhe u bën thirrje të gjitha vendeve që mbrojnë paqen, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, të njohin fuqinë e Federatës Ruse si një regjim terrorist”, thuhet në rezolutën e votuar.

Polonia është ndër shtetet e para që ndihmoi me pritjen e refugjatëve ukrainas. Disa milionë ukrainas u larguan dhunshëm nga Ukraina drejt kufirit polak.

Më 10 maj, Lituania e njohu Rusinë si shtet që mbështet dhe kryen terrorizëm, ndërsa në gusht, Letonia e shpalli Rusinë sponsorizuese të terrorizmit.

Parlamenti i Estonisë gjithashtu e shpalli Rusinë mbështetëse të terrorizmit.

LEXO EDHE:

Back to top button