Polonia i kërkon zyrtarisht Gjermanisë dëmshpërblim për pasojat e Luftës së Dytë Botërore

Polonia i kërkon zyrtarisht Gjermanisë dëmshpërblim për pasojat e Luftës së Dytë Botërore

Polonia i ka kërkuar zyrtarisht Gjermanisë dëmshpërblim për dëmet e  Luftës së Dytë Botërore. Polonia vlerëson se humbjet e saj të Luftës së Dytë Botërore të shkaktuara nga Gjermania arrijnë në 6.2 trilion zloty (1.32 trilion dollarë), tha lideri i nacionalistëve(PiS) në pushtet, sipas Reuters.

Qëndrimi luftarak ndaj Gjermanisë, i përdorur shpesh nga PiS ka tensionuar marrëdhëniet me Berlinin. Dhe u intensifikua edhe më shumë pasi Rusia pushtoi Ukrainën mes kritikave për varësinë e Berlinit nga gazi rus dhe vonesat për të ndihmuar Kievin.

Rreth gjashtë milionë polakë, përfshirë tre milionë hebrenj polakë u vranë gjatë luftës.

Por kujtojmë se partneri më i madh tregtar i Polonisë dhe një anëtar tjetër i Bashkimit Europian dhe NATO-s, Gjermania ka thënë më parë se të gjitha pretendimet financiare të lidhura me Luftën e Dytë Botërore janë zgjidhur.

LEXO EDHE:

Back to top button