Polonia vendos pajisje monitoruese në kufirin me Bjellorusinë

Polonia vendos pajisje monitoruese në kufirin me Bjellorusinë

Zyrtarët polakë inspektuan të premten fazën fillestare të instalimit të pajisjeve të monitorimit të teknologjisë së lartë përgjatë një muri metalik në kufirin me Bjellorusinë.

Ministri i Brendshëm i Polonisë Mariusz Kaminski tha se muri 5.5 metra i lartë i ka ulur dhjetëfish përpjekjet për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia kufitare e Polonisë tha se numri ditor i kalimeve të emigrantëve ka rënë në disa dhjetëra në krahasim me mijëra që ishin në vitin 2021 dhe në fillim të këtij viti.

Ndërtimi i murit synon të parandalojë atë që autoritetet polake thonë se janë përpjekjet e presidentit autoritar të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko për të shtyrë mijëra emigrantë në Poloni dhe si rrjedhim për të destabilizuar BE-në.

Kalimet nëpër terrene të vështira dhe temperatura të ftohta kanë rezultuar në vdekjen e të paktën 27 emigrantëve, ndërsa autoriteteve polake shpesh u duhet të vijnë në shpëtimin e grupeve të bllokuara në kënetat e largëta.

 

LEXO EDHE:

Back to top button