Pompeo në Varshavë për marrëveshjen e re të mbrojtjes – ALSAT-M


Alsat
15.08.2020 13:56
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti në Varshavë për t’u takuar me zyrtarët e lartë polakë, për të nënshkruar një marrëveshje të re mbrojtjeje SHBA-Poloni dhe të marrë pjesë në përkujtimin e 100-vjetorit të Betejës së Varshavës, kur forcat polake mposhtën bolshevikët.
Takimi i tij i parë do të jetë me kryeministrin Mateusz Morawiecki.
Ata do të diskutojë për bashkëpunimin polako-amerikan për sigurinë dhe çështjet ndërkombëtare, përfshirë ato që lidhen me ngjarjet në Bjellorusi.
”Ata gjithashtu do të diskutojnë situatën në Europën Lindore, marrëdhëniet transatlantike dhe çështjet globale”, tha zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller në një deklaratë për shtyp.
Pompeo do të pritet edhe nga presidenti Andrzej Duda në Pallatin Presidencial.
Më vonë, në prani të Dudës, Pompeo dhe ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Zgjeruar për Bashkëpunimin në Mbrojtje (EDCA).