Pos Suarezit, edhe dy futbollist tjerë lëndohen te Atletiko

Atletiko Madridi është në vështirësi me lëndimet dhe futbollistët e prekur nga “Covid 19”. Pas ecurisë fantastike në fazën e parë, madrilenët tashmë e shohin veten vetëm 1 pikë përpara Real Madridit dhe 2 pikë para Barcelonës në La Liga.

 

 

 

Si të mos mjaftonin rezultatet negative, Atletiko vuan edhe dëmtimin e lojtarit kryesor të ekipit, Luis Suarez. Sidoqoftë, nuk mbaron me kaq, pasi në ndeshjen ndaj Betis, janë dëmtuar edhe Zhoao Feliks dhe Tripier.

Të dy lojtarët i janë nënshtruar testeve të mëtejshme, por pritet që minimumi të mungojnë për 2-3 javë. Kështu, Simeone duhet të bëjë pa 2 titullarë të tjerë përveç Luis Suarez.

LEXO EDHE:

Back to top button