Planifikohet shkurtim i pagave për 10%

Planifikohet shkurtim i pagave për 10%

Dhjetë faqe ka plani i Qeverisë me të cilin parashihet të kursehen tre miliardë denarë – ndërsa ulje të shpenzimeve janë planifikuar në të gjithë sektorët, por edhe në atë social dhe shëndetësor. Pjesa e parë e planit është për administratën dhe uljes së shpenzimeve për paga dhe kompensime për 10 % në raport me mjetet e planifikuara për vitin 2023.

Reduktimi i vendeve të punës dhe rritja e produktivitetit – rotacioni i punonjësve për të punuar nga shtëpia dhe uljen eshpenzimeve për punë  jashtë orarit me të paktën 20 % qind në Ministrinë e Brendshme, Agjencinë e Inteligjencës dhe Agjencinë për Siguri Kombëtare. Këto janë vetëm një pjesë e masave në planin e Qeverisë për uljen e shpenzimeve për 10% në administratë.  Plani përfshin gjithashtu edhe rishikimin e bursave, ndihmave sociale dhe kujdesit shëndetësor.

Nga Ministria e Arsimit kërkohet:

– racionalizimi i rrjetit ekzistues të shkollave fillore dhe të mesme dhe harmonizimi i numrit të nxënësve dhe klasave me numrin e stafit mësimdhënës administrativ;

– racionalizimi i shpenzimeve për bursa duke rishikuar llojet e bursave;

– rishikimi i sistemit të vendosur për realizimin e ushqimit të studentëve;

-ulja e shpenzimeve të shkollave dhe konvikteve, Racionalizimi i shpenzimeve në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës.

Qeveria propozon të shqyrtohet mundësia e rritjes së kompensimit për qëndrimin e fëmijëve në kopshte dhe uljen e shpenzimeve për kompensime sociale. Do të rishqyrtohen edhe projektet e financuara nga Byroja e Zhvillimit për komunitetet rurale dhe urbane, subvencionet në bujqësi dhe projektet e financuara nga Ministria e Kulturës. Qeveria paralajmëron edhe rritje të mundshme të participimit për shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore dhe kërkon nga Ministria e Shëndetësisë në të ardhmen të shqyrtojë mundësinë e riorganizimit të institucioneve publike shëndetësore, duke i konsoliduar ato.

Plani gjithashtu ndalon lidhjen e marrëveshjeve kolektive individuale me institucionet – dispozitë që hasi në kritikat më të mëdha nga Sindikatat.

Në planin e qeverisë shkruan:

“Institucionet e sektorit publik të mos lidhin marrëveshje kolektive individuale që shkaktojnë implikime fiskale shtesë në afat të mesëm. Institucionet që tashmë kanë lidhur kontrata kolektive individuale duhet t’i ndryshojnë ose, pas përfundimit të vlefshmërisë së tyre, të rishikojnë dispozitat që kanë implikime të konsiderueshme fiskale, ndërsa sistemi i pagave duhet të harmonizohet sipas metodologjisë që përdoret te nëpunësit administrativ. Ministria e Punës duhet të ndërmarrë aktivitete në drejtim të analizimit të kontratave kolektive të lidhura në sektorin publik, unifikimin e tyre dhe sigurimin e të drejtave të barabarta për punonjësit në sektorin publik”, Plani i Qeverisë për ulejn e shpenzimeve.

Do të propozohet metodologji e re edhe për llogaritjen e pagave të zyrtarëve. Plani i Qeverisë u miratua në seancën e së dielës dhe me këtë parashihet të kursehen 3 miliardë denarë. Afati i zbatimit është gjashtë muaj./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button