Pragfesta e Vitit të ri, qytetarët bëjnë plane

Pragfesta e Vitit të ri, qytetarët bëjnë plane

Gazetare: Ajnur Bafqari

Do të parapëlqenin të festojnë në restorante ose jashtë shtetit, por për shkaqe financiare, shumica e qytetarëve përgatiten që të festojnë në ambiente shtëpiake me familjarët e tyre. Disa janë bashkuar me familjarët që kanë ardhur nga mërgimi, ndërsa disa të tjerë do të festojnë në mungesë të tyre.

“Kështu pak në shtëpi me nipër, erdhën nga jashtë, jam e lumtur, do të presim në shtëpi vitin e ri….”, tha një qytetare.

“Përgatitemi, ja çanta e mbushur me mish…( Në shtëpi do të festoni, ose ?) Po në shtëpi, ku tjetër, fëmijët nuk i kemi këtu, janë jashtë vendit, çfarë të bëjmë. ( Nuk kanë ardhur ata për festat?) Jo…. Të ju them çmimet janë rritur, por çfarë të bëjmë duhet të hamë, duhet të shënohet viti i ri ”, u shpreh një qytetare.

Në përgjithësi më mirë e kam të shkoj në ndonjë vend tjetër, në restorant, megjithatë për shkaqe financiare, festojmë në shtëpi ”, tha një qytetar.

“Ja tani po përgatitemi…Tani edhe çmimet edhe mundësitë, por do të blejmë gjithçka që na nevojitet…. (Do të festoni në shtëpi apo diku tjetër). Në shtëpi ”tha një qytetar.

“Çmimet janë më të larta se që ishin më herët.. Kush ka të holla shkon jashtë vendit, kush nuk ka feston në shtëpi ” u shpreh një qytetar.

Shitësit thonë se në këtë periudhë festat janë të njëpasnjëshme, prandaj qytetarët parapëlqejnë të kursejnë që më pas të mos mbeten pa të holla.

“-Vetëm pak, më pak të gjithë, vetëm sa të hanë, përndryshe gjithçka më dobët.
– Qytetarët i ruajnë të hollat
-I ruajnë si jo, se kanë për të ruajtur.
-Do të shpenzohen tani për vitin e ri, pastaj do të mbesin pa asnjë denarë.
– Do të paguajnë fatura dhe asgjë nuk do u mbetet”, u shpreh shitësi.

Edhe objektet gastronomike ankohen për numër të ulët të rezervimeve./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button