Pran epërsisë 2-0 në sete, Museti dorëzon ndeshjen ndaj Gjokoviqit
Lorenzo Museti është eliminuar nga Grand Slami i tenisit, “Australian Open”, pasi e dorëzoi ndeshjen kundër Novak Gjokoviçit. Tenisti italian ishte duke udhëhequr 2-0 në sete, 6-4 dhe 6-3 përpara se të pësonte një lëndim në këmbën e djathtë dhe të merrte vendimin për tërheqje, shkruan IndeksOnline.
Kësisoj Novak Gjokoviq ka kaluar në gjysmëfinale të “Australian Open”. Tenisti serb pas ndeshjes i uroi shërim të shpejtë Musettit dhe tha se ai e meritoi të fitonte ndeshjen.
“Nuk di çfarë të them. Këto lloj gjërash ndodhin në sport dhe më ndodhi edhe mua disa herë. Por të jesh në çerekfinalet e një Grand Slam, të kesh dy sete për të fituar dhe të kesh kontrollin e plotë, dua të them, është shumë për të ardhur keq. Nuk e di çfarë tjetër mund të them – i uroj vërtet shërim të shpejtë dhe ai duhet të kishte qenë fitues sot’’, deklaroi Gjokoviq./IndeksOnline/






