Premier Liga angleze, kryendeshja Liverpool-Chelsea

Xhiro e 29-të në Premier Ligën angleze vazhdon sot me disa ndeshje interesante, ku këtë xhiro do ta përmbyll derbi mes Liverpool-it e Chelsea-t. Kampioni i Anglisë Liverpooli do të presë në shtëpi londinezët e Chelsea-t, përcjell KosovaPress.

“Të Kuqtë”, i janë kthyer fitoreve xhiron e kaluar, ku e mposhtën si mysafirë skuadrën e Sheffield United me rezultat 0:2, dhe do të kërkojnë këndelljen nga kriza e rezultateve përballë një skuadre tejet në formë, Chelsea-t.

Në anën tjetër, “Blutë” nuk dinë për humbje që prej ardhjes së trajnerit të ri Thomas Tuchel, dhe do kenë qëllim që ta vazhdojnë serinë e fitoreve kundër Liverpool-it, që ka katër humbje rresht në “Anfield Road”.

Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

19:00 Fulham (18) – Tottenham (8) (Stadiumi Craven Cottage)

19:00 West Brom (19) – Everton (7) (Stadiumi West Bromwich Albion Football Club)

21:15 Liverpool (5) – Chelsea (6) (Stadiumi Anfield Road)

LEXO EDHE:

Back to top button