Presidenti Erdoğan priti në takimi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Rutte
Presidenti Erdoğan priti në takimi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Rutte
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, raporton Anadolu.
Takimi i mbajtur në Kompleksin Presidencial në Ankara ishte i mbyllur për mediat dhe zgjati rreth një orë.
Pas takimit, kreu i NATO-s përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se u diskutuan “sfidat në rritje” për sigurinë kolektive të aleancës.
Ai gjithashtu tha se dy liderët diskutuan “kërcënimin e terrorizmit, luftën në Ukrainë dhe krizën në Lindjen e Mesme”.
“Në një botë gjithnjë e më të paparashikueshme, Türkiye jep kontribute të paçmueshme për NATO-n”, shtoi ai.
Në takim të pranishëm ishin edhe kryediplomati turk Hakan Fidan dhe ministri i Mbrojtjes Yaşar Güler. Fidan zhvilloi gjithashtu bisedime të veçanta kokë më kokë me shefin e NATO-s, tha Ministria e Jashtme.
Kjo ishte vizita e parë e kreut të ri të NATO-s në Türkiye që nga marrja e postit muajin e kaluar, thuhet në një deklaratë të Presidencës së Türkiyes.
Rutte, ish-kryeministër holandez, u bë sekretari i 14-të i përgjithshëm i NATO-s në tetor, duke pasuar Jens Stoltenbergun.
Türkiye ka qenë anëtare e aleancës që nga viti 1952, respektivisht mbi 70 vjet.