Presidenti i Këshillit Evropian rrugës për në Kiev

Presidenti i Këshillit Evropian rrugës për në Kiev

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka njoftuar se është në rrugë për në Kiev, për të diskutuar masat e reja të mbështetjes për Ukrainën me presidentin Volodymyr Zelensky, i cili ka bërë thirrje për një dorëzim më të shpejtë të armëve.

Dy liderët do të diskutojnë “masat konkrete për të siguruar që Ukraina të jetë më e fortë dhe më e fuqishme”, tha Michel.

Aleatët e NATO-s i kanë premtuar Kievit mbështetje më të madhe me armë më të rënda dhe më moderne për t’iu kundërvënë ofensivave të Rusisë.

Mega paketa e re amerikane e ndihmës ushtarake për Ukrainën do të ketë një vlerë totale prej rreth 2.5 miliardë dollarë, raporton CNN, duke cituar dy burime të mirinformuara. Kjo është një nga paketat më të mëdha të shpallura nga Uashingtoni që nga fillimi i luftës, shkurtin e kaluar. Paketa, e cila ende nuk është finalizuar, do të përfshijë për herë të parë mjete luftarake Stryker. Ndihma e re, mund të finalizohet deri në fund të javës.

LEXO EDHE:

Back to top button