Prezantohet Jovanovski, që merr talentin shqiptarë

Skuadra e Bellasicës ka bërë dy lëvizje brenda ditës. Fillimisht zyrtarizoi trajneri 64 vjeçar, Gjore Jovanovski, i cili në prononcimin e parë potencoi se kjo skuadër ka kapacitet për mbijetesë.

Bellasica është një klub me traditë dhe histori shumëvjeçare. Të gjithë këtu në këtë klub, stafi teknik, futbollistët dhe drejtuesit besojmë se Bellasica mund të mbijetojë, pasi pikët që i kemi për momentin nuk korrespondojnë me kualitetet e klubit tonë, duke pasur parasysh se kualiteti i ligës është thuajse i barabartë, pasi secila mund të fitojë cilën do skuadër,”  tha mes tjerash Gjore Jovanovski për faqen zyrtare të klubit.

 

 

Ndërkohë Bellasica ka arritur të bëjë për vete talentin shqiptarë nga Shkupi, Besar Guxhufi, i cili te skuadra nga Strumica vjen nga rradhët e Vardarit. Bëhet fjalë për një talent vetëm 16-vjeçar, i cili luan edhe me ekipin U17 të Maqedonisës, ndërsa te skuadra nga Strumica vjen me parapëlqimin e trajnerit Gjore Jovanovski. Përveç talentit shqiptarë, Bellasica ka angazhuar edhe Oliver Peev, Benjamin Demir, Aleksandar Vuliç, Strahinja Shevo, Davor Avramoviq dhe Milenko Mijatoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button