Prindërit e Pike-s flasin për divorcin mes djalit të tyre dhe Shakirës

Legjenda e Barcelonës, Zherard Pike dhe këngëtarja Shakira bënë bujë kur zbuluan fundin e marrëdhënies së tyre 12-vjeçare. Ndarja famëkeqe e çiftit vazhdon të tërheqë vëmendjen pas shumë javësh dramatike, por me një kthesë të ndryshme tani që lojtari njoftoi tërheqjen nga Barcelona.

Prindërit e Pike-s i cili tani është në lidhje me modelen Klara Çia Marti, thyen heshtjen e tyre për ndarjen e djalit të tyre dhe Shakirës. Zhoan Pike dhe Montserrat Bernabeu, deri më tani kanë heshtur për ndarjen e ish-çiftit, por sipas një gazetari spanjoll, ata më në fund ndanë anën e tyre të historisë.

“Ai po largohet nga Barça tani, sepse nuk dëshiron të largohet nga dera e pasme. Ai duhet të jetë i qetë për të zgjidhur problemet e tij me Shakirën,” thanë prindërit e Pike-s.

Të dyja palët thuhet se synojnë të arrijnë një marrëveshje për të shmangur shkuarjen në gjykatë. Megjithatë, ka disa fërkime, pasi Pike dëshiron që fëmijët e tij të qëndrojnë në Barcelonë dhe Shakira dëshiron t’i transferojë ata me të në Majami./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button