Prishtina, brenda një muaji tre herë mund Dritën

Skuadra e Prishtinës me plot meritë ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Dritës, në derbin e madh të javës së 21-të të elitës së futbollit të Kosovës, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në minutën e 17-të, Bekteshi dhe Bardhoku në atë të 88-tën, shënuan për fitoren e madhe.  Në minutën e 36-të. Faton Maloku shpëton gol të sigurt, duke e pritur gjuajtjen e futbollistit të Prishtinës, Shillova. Në pjesën e dytë, Drita me fat, shtylla shpëton.

 

Nga minuta e 60-të, kampioni në fuqi Drita mbetet me një futbollist me pak, Onoka ndëshkohet me karton të kua pas ndërhyrjes ndaj Shillovës.

Prishtina renditet në vend të tretë me 41 pikë, ka 4 me pak se lideri Ballkani dhe 3 se Drita, që mban vendin e dytë. Prishtina brenda një muaj tre herë e ka mposhtur Dritën, duke u bërë specialiste për ta./Botasport/

LEXO EDHE:

Back to top button