Prishtinës i mjafton të mos humb me tri gola

KF Prishtina do të përballet me skuadrën Connah’s Quay Nomads në Uells në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga kryeqendra e Kosovës, hyn në këtë takim të relaksuar, sepse na takimin e parë, në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfuan me rezultatin 4-1. Prishtinës i mjafton të mos humb me tri gola dallim, gjë që do të ishte e vështirë të ndodhte.

Në rast të avancimit tutje, Prishtina do të përballet me fituesin e duelit, Valur-Bodo. Ndeshja do të nis në orën 20:00 në “Park Avenue” në Uells.

LEXO EDHE:

Back to top button