Pritet të rikonstruktohen spitali “8 Shtatori” dhe Aeroporti i Ohrit
Pritet të rikonstruktohen spitali “8 Shtatori” dhe Aeroporti i Ohrit

Gazetare: Linda Ebibi
Promovimi për rikonstruimin e spitalit “8 Shatori” dhe aeroportit të Ohrit “Sveti Apostoll Pavlle” bëri bashkë kryeministrin Hristijan Mickoski, ministrin e shëndetësisë Arben Taravarit dhe atë të transportit, Aleksandar Nikollovski, shkruan Alsat.
Që të tre folën për rëndësinë e investimeve që kapin vlerën e rreth 14.7 milionë eurove. 12 milionë do të jenë për rinovimin e Spitalit “8 Shtatori” dhe 2.7 milionë për Aeroportin e Ohrit.
Aeroporti të ketë objekt të ri administrativ prej 250 metrash katrorë dhe do të rinovohen edhe segmentet e mbetura. Ndërsa spitali “8 shtatori” do të ketë 7 salla të operacioneve me sipërfaqe prej 750 metër katrorë dhe pritet të përfundoj deri në tetor të këtij viti.
“Mendoj së kjo është dëshmi e madhe se sa Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë angazhohen për tu përmirësuar kushtet para së gjithash dhe mbi të gjitha për pacientët që janë faktorët kyç në sistemin shëndetësor por edhe një faktor kryesor për Qeverinë”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.
“Kjo do të thotë, rikonstruim i parë i aeroportit të Ohrit Sv. Apostoll Pavlle që kur është ndërtuar, flas për ndërtesën e terminalit, që do të thotë kushte më të mira për udhëtarët sigurisht edhe më shumë udhëtarë. Presim që deri në mars të 2026 të përfundoj ky projekt”, u shpreh Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit./ Alsat.mk