Probleme me zemër, 24-vjeçari kthehet si trajner

Skuadra e Brajtonit njoftoi këtë të premte kthimin e Enok Mvepu në klub, disa muaj pasi futbollisti me origjinë nga Zambia, u tërhoq nga futbolli, në moshën 24-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të trashëguar të zemrës. Ish-futbollisti rikthehet te “Pulëbardhat” si trajner, për të drejtuar ekipin nën U-9.

“Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se Enok Mvepu do të marrë rolin e trajnerit të ekipit U-9 të akademisë sonë”, shkruhet në një deklaratë.

 

Roberto de Zerbi, trajneri i ekipit të parë të Brajtonit, komentoi kthimin e Enok Mvepu në klub, megjithëse në një rol tjetër.

 

“Jemi të kënaqur që Enock ka vendosur të qëndrojë me ne në klub. Do të jetë e rëndësishme për të përcjellë përvojën e tij tek talentët e rinj të klubit.”

 

Enokk Mvepu luajti me Salzburgun dhe Brajtonin gjatë karrierës së tij të shkurtër si futbollist profesionist.

LEXO EDHE:

Back to top button