Probleme për Porton ndaj Juves, mungojnë disa titullar

Skuadra e Porto-s do të ndeshet me Juventusin në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Portugezët mundën italianët në “Stadio Dragao” me rezultatin 2-1 dhe nëse dëshirojnë të avancojnë tutje, ata duhet ta ruajnë rezultatin ose të shënojnë së paku një gol.  Qendërmbrojtësit, Pepe dhe Konseisao janë në dyshim, ndërsa lajmet e fundit e thonë se ky i fundit do të mungojë.

 

Sarr ose Diogo Leite shihen si zëvendësime, problemi është që të dy nuk kanë luajtur bashkë asnjëherë. Në dyshim është edhe Hesus Korona, njëri nga lojtarët më të rëndësishëm. Ai mungon për shkak të një lëndimi, por do të vlerësohet në minutat e fundit edhe për të nëse do të paraqitet në këtë sfidë.

LEXO EDHE:

Back to top button