Procedurë hetimore për babain që tentoi të vrasë djalin

Procedurë hetimore për babain që tentoi të vrasë djalin

Prokuroria Publike ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes në tentativë të 46 vjeçarit nga Shkupi i cili më 14 janar duke përdorur një thikë kuzhine deshi të vras të birin i tij. Sipas versionit të organit të akuzës, pas një zënkë verbale për shkak të raporteve paraprakisht të prishura mes të birit dhe babait, ky i fundit me thikë kuzhine e ka therur djalin e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda. Dëshmitari okular e ka dërguar menjëherë në urgjencë. I dyshuari për vrasjen në tentativë e ka pranuar para trupit hetues se ka dashur ta vret të birin duke i kujtuar që edhe në të ardhmen do ta bënte një gjë të tillë derisa djali i tij nuk e respekton atë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button