Procesi mësimor, paqartësi për ditët e humbura

Procesi mësimor, paqartësi për ditët e humbura

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri nuk saktësoi nëse viti shkollor do të përmbyllet më 10 ose 13 qershor, për shkak të zgjatjes së pushimit dimëror. Ministri Shaqiri tha se qëllimi është të realizohen 180 ditë nga kalendari për mësim prandaj tre ditë pas 10 qershorit nuk paraqesin asnjë problem. Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të rikthehen në bankat shkollore në 23 janar e jo më 18 siç ishte paraparë më herët. Qeveria ka theksuar se është miratuar kërkesa e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shtyrje të pushimit dimëror me qëllim të kursimit të ngrohjes dhe mbrojtjes së shëndetit të nxënësve.

“Unë si minstër dhe sektori për arsim fillor dhe te mesëm kishte komunikim me shumë drejtor të shkollave fillore dhe të mesme. Për funksionim më të mirë të procesit, për shkak se i 18 është e mërkurë, i 19 është festë për pjesën më të madhe të qytetarëve dhe i 20 është e premte, vendosëm që gjysmëvjetori i dytë të filloj të hënën më 23 janar dhe gjithashtu të realizohen të gjithë 180 ditët deri në fund të këtij gjysmëvjetori. Kjo nënkupton se edhe nëse ka më shumë ditë pas 10 qershorit, respektivisht 3 ditë, nuk shohë arsye të ketë ndonjë problem”, tha Jeton Shaqiri, ministër I Arsimit dhe Shkencës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button