Prodhimtaria industriale në dhjetor ka pësuar rënie, kjo është për qindja

Prodhimtaria industriale në dhjetor ka pësuar rënie, kjo është për qindja

Gazetar: Ile Petreski

Prodhimtaria industriale është në negativë prej rreth 5%, shkruan Alsat.

Se situata në industri nuk është rikuperuar nga pandemia, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror të statistikave, sipas të cilave, në dhjetor të vitit të kaluar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, problemin më të madh e ka pasur industria përpunuese me minus prej 9,1 %.

“Rënia në sektorin e përpunimit është kryesisht për shkak të zvogëlimit të prodhimit në këto reparte- në prodhimin e pijeve, tekstil, veshje, farmaci dhe preparate bazë, metale dhe prodhimit të automjeteve, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove”, thonw nga Enti shtetëror i Statistikave.

Por autoritetet pohojnë se situata në ekonominë e vendit po normalizohet. Shumica e biznesmenëve, nga ana tjetër, besojnë se ekonomia është shumë larg vitit 2019 para pandemisë.

Rezultatet e këqija u konfirmuan nga Enti Shtetëror për Statistikë prej ku sot paralajmëruan ulje të numrit të punëtorëve prej mbi 3%. Rënie me mbi 6% kanë pasur minierat kurse mbi 3% industria përpunuese. Në sektorin e furnizimit me energji elektrike rënia është mbi 1%./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button