Prokurorët zgjedhin shefin e ri në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Prokurorët zgjedhin shefin e ri në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Në zgjedhje të drejtpërdrejta sot prokurorët publikë në vend zgjedhin shefin e ri të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Në fletëvotim janë katër kandidatë: Desa Paunovska dhe Islam Abazi, të cilët vijnë nga Prokuroria e Lartë – Gostivar, Ermon Neziri nga Prokuroria e Shkupit dhe kryetarja e pezulluar e Prokurorisë Publike, Vilma Ruskovska.

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, të drejtë vote kanë të gjithë prokurorët publikë në vend. Votimi do të bëhet gjatë orarit të punës në vendvotimet në katër prokuroritë e larta publike dhe në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas listës zgjedhore, 163 prokurorë publikë në vend kanë të drejtë të votojnë për zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë Publike. Votimi, siç shpjegoi për MIA-n, kryetari i Këshillit të prokurorëve, Antonio Jolevski, do të jetë nga ora 8 deri në 16, pas së cilës Këshilli do të bëjë një përmbledhje publike të rezultateve.

Në listën e kandidatëve nën numër 1 është Islam Abazi, numër 2 është Ermon Neziri, numër 3 është Desa Paunovska dhe numër 4 Vilma Ruskovska.

Në shpalljen për zgjedhjen e prokurorit themelor publik janë paraqitur pesë kandidatë, por Engjëllushe Kadriu-Lleshi e ka tërhequr kandidaturën.

LEXO EDHE:

Back to top button