Prokuroria po heton vrasjen e gruas emigrante në Gjevgjeli
Prokuroria po heton vrasjen e gruas emigrante në Gjevgjeli
Gazetar: lluka Andreev
Prokuroria po shqyrton nëse ka bazë për hapjen e lëndës kundër policit i cili dje qëlloi për vdekje një grua emigrante të paligjshme në Gjevgjeli. Prokuroria sot doli me detaje për incidentin që ndodhi kur policët kanë vërejtur dhe ndaluar kontrabandim të emigrantëve, ndërsa kontrabandistët kanë rezistuar.
“Për të siguruar personat e ndaluar, një oficer policie ndërmori veprime dhe i ka paralajmëroi me ‘ndalo, policia’. Ndërsa ndërmerrte veprime për arrestimin e të dyshuarit të parë, i dyshuari fizikisht ka sulmuar policin dhe gjatë sulmit, është shkrepur një plumb nga arma e policit, i cila ka shkaktuar pasoja fatale, duke përfunduar në trupin e gruas emigrante që ishte vendosur në karrigen e pasme të automjetit”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.
“Kemi arrestuar dy persona, kontrabandistë emigrantësh, të cilët gjithashtu u përpoqën të sulmojnë policët dhe t’ia marrin armën zyrtare njërit nga policëve, dhe në atë moment pati reagim nga ana e policisë”, deklaroi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.
Ndërkaq, ministri Spasovski informoi se nuk ka rritje intensive të migracionit ilegal, por është brenda parashikimeve. Sipas tij, për shkak të veprimeve të ndërmarra, vendi nuk është më atraktiv për tranzitin e migrantëve. Ai këto deklarata i bëri pas fillimit zyrtar të operacionit të përbashkët të policisë me Agjencinë Evropiane të Mbrojtjes Kufitare, FRONTEX. Njeriu i parë i Frontexit, Hans Lejten, tha se misioni i tyre nuk është vetëm të mbrojnë kufijtë, por për të mbrojtur jetën.
“Ky operacion i rëndësishëm nxjerr në pah rritjen e bashkëpunimit midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut. Anëtarët tanë vijnë nga 13 vende, por ata qëndrojnë së bashku, të bashkuar në qëllim”, u shpreh Hans Lejtens – Drejtor i FRONTEX.
Marrëveshja për FRONTEX është marrëveshja e parë e nënshkruar midis Shkupit dhe Brukselit, ndërsa operacioni i mbrojtjes kufitare me policë nga vendet e BE është zbatuar tashmë me marrëveshje dypalëshe, pas një fluksit të emigrantëve në vitin 2015. /Alsat.mk