Propozimi i VMRO-DPMNE-së për shkarkimet nuk u procedua në Kuvend

Kuvendi nuk e procedoi propozim-vendimin e VMRO-DPMNE-së për shkarkimin e Venko Filipçes nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se pa propozimin e kryetarit të Qeverisë, Kuvendi nuk mund ta shkarkon anëtarin e organit ekzekutiv.

Nuk ka lëndë për të votuar. Formalisht nuk kam çfarë të vendosi në votim përpos kërkesës suaj e cila nuk ka material sepse si të tillë e kam kthyer. Kështu që nuk kam çfarë të vendosi në votim – deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Opozita lëshoi sallën e Kuvendit dhe nuk do të merr pjesë në punimet e seancës së 50-të.

Grupi parlamentar e lëshon seancën dhe nuk do të merr pjesë në punën e Kuvendit për sot. Çdo akuzë mbi neve si opozitës nuk do të tolerohet dhe çdo gjë do të shkon kundër jush – tha Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Pas veprimit të opozitës, seanca u mbyll pa mos u miratuar rendi i ditës. Kërkesa e opozitës për shkarkimin e Filipçes bazohej në Nenin 68 të Kushtetutës i cili garanton të drejtat e Kuvendit për zgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e bartësve të funksionit publik. Por Neni 94 i Kushtetutës obligon Qeverinë që për dorëheqjen e deponuar nga anëtari i saj, kryeministri obligohet ta njoftojë Kuvendin, ndërsa ligjvënësi ta konstaton të njëjtën. Mënyra e vetme për shkarkimin e anëtarit të Qeverisë pa propozimin e saj është përmes interpelancës në Kuvend.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button