Protesta e 6 dhjetorit, Berisha takim me Metën në selinë e PD

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha takim me Metën në selinë e PD

Kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, janë takuar për rreth një orë në selinë e PD-së. Takimi vjen 2 javë para mbajtjes së protestës së paralajmëruar prej tyre më 6 dhjetor, ditë që përkon me mbajtjen në Tiranë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, si edhe para votimeve të primareve për kandidatët e opozitës në zgjedhjet lokale.

Kjo është kritikuar jo pak nga mazhoranca, që e kanë cilësuar mbajtjen e protestës në këtë datë si “turp” dhe një veprim kundër BE-së.

Por sipas Berishës, protesta nuk zhvillohet kundër BE-së, por kundër qeverisjes së Edi Ramës. Berisha ka deklaruar se protesta do të jetë për t’i treguar Evropës se kjo qeveri është e korruptuar.

Në fokus, përveç aksionit opozitar janë edhe zgjedhjet e 14 majit. Partia Demokratike aktualisht është duke zhvilluar procesin e primareve për të zgjedhur kandidatet për kryetar bashkie, proces i cili mbështetet edhe nga Partia e Lirisë.

LEXO EDHE:

Back to top button