Protesta të reja në tregun me shumicë, tregtarët ankohen për pagesa shtesë

Protesta të reja në tregun me shumicë, tregtarët ankohen për pagesa shtesë

Gazetar: Mefail Ismaili

Tregtarët në tregun me shumicë, të njohur si “Kvantashki”, serish protestuan kundër pronarëve dhe menaxhuesve të këtij tregu. Tregtarët ankohen se vazhdimisht po u vendosen pagesa shtesë, ndërsa kushtet janë të mjerueshme.

“Jemi mbledhur në këtë protestë për të treguar se ky treg me shumicë është shndërruar në një arenë reketi nga ana e pronarëve. Pronarët e këtij vendi nuk kanë asnjë rregullore, çmimore apo urdhëresë ku do të dihet se kush sa duhet të paguaj për shfrytëzimin e hapësirës, por përkundrazi pronarët sillen si kauboj duke vendosur çmimore pa kritere dhe pa bazë”, deklaroi Naser Ajdini, tregtar.

Tregtarët thonë se nuk hasin në mirëkuptim nga pronarët, andaj kërkojnë ndihmë nga institucionet.

“Nëse Qeveria ose institucionet shtetërore nuk mund të gjejnë ose ta detyrojnë pronarin dhe menaxherin e këtij tregu të vendos rregulla para së gjithash, në pajtueshmëri me ligjet dhe Kushtetutën e këtij vendi, atëherë protesta jonë do të radikalizohet dhe derisa Qeveria, përkatësisht kryeministri Kovaçevski nuk gjen hapësirë të re ku do ti plasojmë produktet tona, ne jemi që të gjejmë këtu pronë shtetërore ose ku do qoftë që të bëjmë treg në të zezë, edhe pse nuk i ngjan këtij shteti”, u shpreh Nexhat Veseli, bujk.

Bujqit dhe tregtarët në “Kvantashki” thonë se pavarësisht shtesës së pagesave dhe tarifave pa bazë, në treg nuk është bërë asnjë investim që të ketë kushte adekuate për punë, edhe pse pronarët e ri kishin premtuar treg modern. Ata dërguan edhe pamje me ku theksojnë se pas çdo vërshimi, një tregu shndërrohet në “liqe”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button