Protestat e 1 Majit, bllokohet nesër një pjesë e Shkupit

Protestat e 1 Majit, bllokohet nesër një pjesë e Shkupit

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se nesër do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në disa rrugë në qendër të Shkupit për shkak të mbajtjes së protestave sindikale të 1 Majit.
Sipas MPB-së, nga ora 10 deri në ora 12:30 do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të protestës së paralajmëruar të Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë.

Gjithashtu, duke filluar nga ora 12 është paralajmëruar protestë e organizuar nga Sindikata e Maqedonisë (SSM) me trase të lëvizjes nga para objektit të SSM-së në rrugën “Mirçe Acev” deri në Kuvend përgjatë rrugëve. “Filipi i II”, “11 Tetori” dhe “Dimitria Çupovski”, pastaj drejt selisë së Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe do të përfundojë në Blv. “Ilinden” para Qeverisë.

LEXO EDHE:

Back to top button