Protestë në Iran, protestuesit marshojnë kundër qeverisë

Protestë në Iran, protestuesit marshojnë kundër qeverisë

Irani është përfshirë sërish nga protestat, këtë herë për ekzekutimet e burrave dhe grave.

Me pankartat “Gruaja, jeta, liria” dhe  “Vdekje për Krhamenei”, Ali Khamenei, i cili është lideri i Iranit, qindra demonstrues protestuan në Terhan për largimin e Udhëheqësit Suprem.

Demonstrata përkon me ditën e 40-të të zisë për dy burra të ekzekutuar, Mohammad Mehdi Karami dhe Seyed Mohammad Hosseini.

OKB-ja tha se ata ishin përballur me gjyqe të padrejta bazuar në rrëfimet e detyruara.

Protestat përfshiu gjithë vendin në shtator pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e cila u arrestua nga policia e moralit pasi dyshohet se nuk mbante hixhabin e saj siç duhet.

Autoritetet i kanë portretizuar si “trazira” dhe janë përgjigjur me forcë.

Deri më tani, të paktën 529 protestues janë vrarë dhe pothuajse 20,000 janë arrestuar, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA).

Katër protestues janë varur që nga dhjetori, ndërsa 107 të tjerë thuhet se janë dënuar me vdekje ose janë akuzuar për vepra penale.

LEXO EDHE:

Back to top button