Protestohet edhe në Tetovë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike


Pas Shkupit edhe në Tetovë po zhvillohet protesta e dytë me radhë kundër vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Edhe në Tetovë protesta filloj nga tre vende të ndryshme duke u bashkuar më pas në qendër të qytetit. Atje protestuesit kanë listuar edhe një sërë kërkesash të tjera nga të cilat thonë se nuk heqin dorë. Kërkesa e parë është ajo e shfuqizimit të rritjes së fundit që iu bë energjisë elektrike me 7.4 për qind, më pas ulja e tarifës me 40 për qind si dhe kërkesa për shpërbërjen e Këshillit Rregullator të Energjisë duke e quajtur atë të paligjshëm. Protestuesit thonë se protestat do të vazhdojnë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre. Po ata thonë se kanë frikë se protesta mund të eskalojë në dhunë, ashtu siç ndodhi edhe me djegien e dy veturave të EVN-së mbrëmjen e kaluar në Tetovë, nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen.

LEXO EDHE:

Back to top button