PS merr dhe Shkodrën, kryeson bindshëm në Tiranë

PS merr dhe Shkodrën, kryeson bindshëm në Tiranë

Kur procesi i numërimit po ecën me ritme të shpejta fitorja e thellë e Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore të 14 majit sa vjen e është edhe më e dukshme.

Supriza e këtyre zgjedhjeve është Shkodra. Deri të dielën bastioni i demokratëve që prej rënies së komunizmit, tani do të drejtohet nga socialistët. Benet Beci fitoi kundrejt demokratit Bardh Spahia, kryetari aktual i bashkisë me një diferencë mbi 11 mijë vota.

Edhe në Tiranë Erion Veliaj i PS-së i cili kërkon në këto zgjedhje një mandat të tretë kryeson me mbi 30 mijë vota kundrejt Belind Këlliçit të “Bashkë Fitojmë”.

PS ka konfirmuar tashmë fitoren në bashki kryesore si Elbasan, Korçë, Vlorë dhe në shumë bashki të tjera. Ndërkohë në Durrës vijon numërimi dhe kur kanë mbetur mbi 100 kuti votimi, Emiriana Sako kryeson me gati 7 mijë vota.

Deri tani ka përfunduar numërimi në 41 bashki nga 61 në total. Nga këto PS ka fituar deri tani 35 bashki, kundrejt “Bashkë Fitojmë” e cila ka fituar 6 bashki.
Bashkitë ku ka përfunduar numërimi

Fiton Partia Socialiste

1- Kolonjë fiton Erion Isai
2- Roskovec fiton Majlinda Bufi
3- Lezhë fiton Pjerin Ndreu
4 – Dropull fiton Dhimitraq Toli
5- Peqin fiton Bukurosh Maqi
6 – Tepelenë fiton Tërmet Peçi
7- Tropojë fiton Rexhë Byberi
8- Këlcyrë fiton Klement Ndoni
9 – Elbasan fiton Gledis Llatja
10 – Vorë fiton Blerim Shetra
11 Kamëz fiton Rakip Suli
12 Bulqizë fiton Festime Mjeshtri
13 Klos fiton Valbona Kola
14 Rrogozinë fiton Edison Memolla
15 Gramsh fiton Besion Ajazi
16 – Pustec fiton Pali Kolefski
17 – Delvinë fiton Besmir Veli
18- Belsh fiton Arif Tafani
19- Lushnje fiton Eriselda Sefa
20 – Libohovë fiton Leonard Hide
21 – Konispol fiton Ergest Dule
22 – Poliçan fiton Adriatik Zotkaj
23 – Skrapar fiton Adriatik Mema
24 – Përmet fiton Alma Hoxha
25- Mat fiton Agron Malaj
26 – Librazhd fiton Mariglen Disha
27 – Patos fiton Fatjon Duro
28 – Cerrik fiton Andis Salla
29 – Kuçovë fiton Kreshnik Hajdari
30 – Sarandë fiton Oltion Çaçi
31 – Korçë fiton Sotiraq Filo
32- Vlorë fiton Ermal Dredha
33 – Selenicë fiton Nertil Bellaj
34 – Devoll fiton Eduard Duro
35 – Maliq fiton Gëzim Topçiu

Fitoi Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

1- Pukë fiton Rrok Dodaj
2- Fushë Arrëz fiton Hil Curri
3- Himarë, fiton Fredi Beleri
4- Mirditë fiton Albert Mëlyshi
5- Memaliaj fiton Albert Malaj
6 – Has fiton Miftar Dauti

Në Finiq në avantazh është Romeo Çapuli i “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”
Numërimi nisi prej orës 23:00 të ditës së djeshme (14 maj). Dje u përfundua numërimi në Elbasan, Vorë dhe Kamëz, ku votimi ishte elektronik.

LEXO EDHE:

Back to top button