Pse duhet të ecni 5 minuta çdo gjysmë ore

Pse duhet të ecni 5 minuta çdo gjysmë ore

Jeta pasive ka qenë gjithmonë e dëmshme për shëndetin e njeriut dhe ekspertët gjithmonë kanë rekomanduar ushtrimet fizike, veçanërisht ecjen, si gjëja më e thjeshtë që dikush mund të bëjë në jetën e përditshme.

Në fakt, një studim i ri nga Universiteti Columbia i Nju Jorkut, i cituar nga healthline.com, raporton se ecja për 5 minuta çdo gjysmë ore mund të kompensojë disa nga efektet më të dëmshme të qëndrimit të zgjatur ulur.

Siç thuhet në botim, nëse dikush detyrohet të qëndrojë ulur gjatë gjithë 8 orëve që punon, rrit me 58% shanset për sheqerin në gjak, por edhe për të zhvilluar sëmundje të zemrës.

Kështu, ecja mund të zvogëlojë në mënyrë drastike faktorët e mësipërm, sipas Dr. Yu-Ming Ni, një kardiolog në Institutin MemorialCare Heart and Vascular në Kaliforni. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button