Pse femrat kanë të ftoht më shum se meshkujt?

Shkencëtarët më në fund e kanë zgjidhur misterin dhe i janë përgjigjur pyetjes se pse gratë janë gjithmonë më të ftohta se burrat.

Fajin për këtë e ka evolucioni, shkencëtarët besojnë se femrat kanë evoluar për ta ndjerë më intensivisht të ftohtin sepse ndan gjinitë dhe parandalon konfliktet mes çifteve. Ata zbuluan se e njëjta veçori është gjithashtu e pranishme te shumë zogj dhe gjitarë, me femrat që preferojnë një fole apo strofkë komode dhe të ngrohtë, ndryshe nga meshkujt, të cilëve nuk u intereson dimri.

“Burrat dhe gratë e ndjejnë temperaturën ndryshe. Ky dallim nuk ka lindur për të luftuar me partnerët për ngrohjen, por krejt e kundërta. “Nga pikëpamja evolucionare, qëllimi është që çifti të largohet pak nga njëri-tjetri, në mënyrë që të gjithë të shijojnë paqen dhe qetësinë”, thotë Dr. Eran Levin nga Universiteti i Tel Avivit.

Kur zogjtë migrojnë, femrat priren ta kalojnë dimrin në zona më të ngrohta. Në shumë gjitarë, femrat preferojnë diellin dhe meshkujt preferojnë hijen.

Një studim i publikuar në Global Ecology and Biogeography shton se ndarja e meshkujve dhe femrave redukton konkurrencën për burime në mjedis dhe mban larg meshkujt që mund të jenë agresivë dhe kërcënojnë të rinjtë.

LEXO EDHE:

Back to top button