Pse gratë vuajnë më shumë nga infeksionet urinare, sidomos gjatë shtatzanisë?
Pse gratë vuajnë më shumë nga infeksionet urinare, sidomos gjatë shtatzanisë?
Infeksionet urinare me të vërtetë janë mjaft të shpeshta si patologji në praktikën mjekësore, dhe besohet se rreth 20 përqind e popullsisë së përgjithshme vuan prej infeksioneve urinare, shkruan Alsat.
Rreth pesëdhjetë përqind e popullsisë femërore gjatë jetës së tyre kanë një lloj të caktuar të infeksionit urinar në krahasim me burrat, të cilët kanë një numër pak më të ulët se 20 përqind, rreth 17-18, në varësi të rajoneve dhe kjo është për shkak të asaj që pyetët në lidhje me predispozitat e caktuara anatomike, hormonale të mëtejshme.
Përse gratë vuajnë më shumë nga infeksionet urinare?
Dr. Irena Rambabova Bushletiq thotë që gratë vuajnë më shumë për shkak të shumë faktorëve:
“Lidhur me predispozitat anatomike, uretra më e shkurtër nga ana mjekësore, ose dalja e urinës në atë pjesë distale, në mënyrë që hyrja e baktereve nga zonat përreth ku ka baktere natyrshëm, ajo zonë nuk është plotësisht sterile, normale ose për shkak të ndërhyrjeve të caktuara, hyrja e baktereve është shumë më e lehtë për shkak të një uretre më të shkurtër. Ndryshe nga burrat, uretra është anatomikisht më e gjatë dhe pak baktere kanë një rrugë më të gjatë për të shkuar, kështu që mbrojtja e trupit është ndoshta pak më ndryshe.”
Gruaja gjatë jetës kalon në disa faza ku varësisht prej hormoneve dhe ciklit menstrual edhe rreziku dhe prirja për infeksione rritet. Anatomikisht pas disa lindjeve ndryshojnë dhe mitra, fshikëza, janë në raport të ngushtë dhe bëjnë ndryshime të caktuara anatomike, të cilat për fat të keq, bëjnë që gratë të jenë më të predispozuara ndaj infeksione. Menopauza është një fazë tjetër, ku ka gjithashtu një rënie të estrogjeneve dhe është e natyrshme të thuhet se mbrojtja gjatë një periudhe evolucionare më tej, i bën gratë më të prirura për infeksione.
“Një nga fazat është kur një grua është në fazën e shtatzënisë dhe këtu kemi gjithashtu një rrezik në rritje të infeksioneve urinare, sepse thjesht hormonet dhe i gjithë mjedisi kanë ndryshuar, dhe ajo shtypje që fetusi bën me rritjen që është fiziologjikisht normale, megjithatë, bën një ndryshim në traktin urinar dhe hyrjen më të lehtë të baktereve në fshikëz, ose nëse është infeksion më kompleks edhe në pjesët e sipërme të traktit urinar.” – thotë dr. Irena Rambabova Bushletiq në emisionin Pasqyra e Shëndetit./ Alsat.mk








