Pse mushkonjat “këndojnë” në veshin tonë dhe si mund t’i shmangim

Ndërsa vetëm mushkonjat femra ushqehen me gjak njerëzor, si meshkujt ashtu edhe femrat mund të prodhojnë atë tingull gumëzhitës të bezdisshëm që ju mban zgjuar natën.

- Advertisment -

Sidoqoftë, mushkonjat nuk e bëjnë këtë thjesht sepse duan t’ju bezdisin, por kanë disa arsye të forta për këtë.

Tërhiqen nga dylli i veshit.

Sipas hulumtimeve, mushkonjat tërhiqen nga zonat me erë të trupit. Kur flemë, zakonisht mbulojmë trupin me batanije, duke lënë fytyrën zbuluar. Veshët janë një nga pjesët më të ndotura të trupit, dhe mund të jenë arsyeja pse mushkonjave u pëlqen të rrinë pezull mbi ta.

Tingulli bëhet nga krahët e tyre.

Edhe pse tingëllon si një zhurmë e bezdisshme, mushkonjat në të vërtetë nuk po këndojnë në veshët tuaj. Tingulli bëhet nga përplasja e shpejtë e krahëve të tyre, e cila është aq e shpejtë sa 250 lëvizje në sekondë. Është zbuluar gjithashtu se mushkonjat komunikojnë me njëri-tjetrin duke bërë tinguj dhe madje mund të bëjnë një “duet çiftëzimi”.

Nxehtësia e trupit tërheq mushkonjat.

Duke kërkuar ushqim për të zhvilluar vezët e saj, një mushkonjë femër kërkon njerëz, të cilët i zbulon duke ndjekur nxehtësinë dhe djersën e trupit. Dioksidi i karbonit që ne nxjerrim fton mushkonjat kur jemi duke fjetur.

Ja se si mund të siguroni një gjumë të qetë:

Vishni rroba me ngjyrë të hapur kur flini pasi mushkonjat tërhiqen nga ngjyrat e errëta.

Bëni një dush para se të flini për të eleminuar djersën.

Shmangni konsumin e birrës.

Vendosni bimë si livando dhe rozmarinë në dhomën tuaj, pasi aroma e tyre nuk u pëlqen mushkonjave dhe i detyron të largohen.

LEXO EDHE:

Back to top button