Pse s’është mirë të mbahet ushqimi nën letrën e aluminit?

Moti i ngrohtë përshpejton procesin e prishjes së ushqimit, andaj duhet ta vendosim në frigorifer sapo të ftohet pas gatimit. Në këtë mënyrë, ushqimi mund të qëndrojë i freskët deri në katër ditë, por është e rëndësishme ta ruani siç duhet.

Shumë prej nesh thjesht vendosin një enë me ushqim në frigorifer, të mbuluar me letër alumini, dhe e mbajnë në mënyrë të tillë deri në konsumin tjetër. Sidoqoftë, hulumtimet kanë treguar se kjo mënyrë e ruajtjes së ushqimit është e dëmshme.

Disa baktere, të tilla si Bacillus cereus, mbeten në ushqim edhe pas gatimit, dhe thërrimet e ushqimit në temperaturën e dhomës janë një substrat i shkëlqyeshëm për këto mikroorganizma, të cilët shumohen shpejt, paralajmëron Departamenti i Shëndetësisë i Shtetit Amerikan.

Mbulimi i ushqimit me letër alumini lë ajër të mjaftueshëm që bakteret të shumohen. Një zgjidhje më e mirë është ruajtja e ushqimit në enë që nuk lejojnë të futet ajri, mundësisht me një kapak vakumi.

LEXO EDHE:

Back to top button