PSG synon fitoren kundër Angers, ja formacionet e mundshme

Gjigandi francez Paris Saint-Germain do të shikojë që të rikuperohet nga humbja kundër Rennes në xhiron e kaluar, ku e vazhdojnë sezonin e ri në Ligën 1 të Francës sot me përballje kundër skuadrës së Angers. Skuadra e Mauricio Pochettinos momentalisht gjenden në krye të tabelës, gjashtë pikë larg vendit të dytë Lens, kurse Angers pozicionohet në vendin e katërt me gjithsej 16 pikë, përcjell KosovaPress.

Sa i përket mungesave të lojtarëve, te Paris Saint-Germain nuk do të paraqiten Navas, Ramos, Bernat, Di Maria, Gharbi, Marquinhos, Messi, Neymar dhe Paredes, kurse tek Angers do të mungojë vetëm Ould Khaled.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Paris Saint-Germain (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Kehrer, Kimpembe, Mendes; Gueye, Verratti, Wijnaldum; Mbappe, Icardi, Rafinha

Angers (3-4-3): Bernardoni; Manceau, Traore, Thomas; Cabot, Mendy, Mangani, Ebosse; Boufal, Bahoken, Cho

21:00 Paris Saint-Germain – Angers (Stadiumi Parc des Princes)

LEXO EDHE:

Back to top button