PSZH kërkon mesfushorin e Sitit që demoloi Realin

Skuadra e PSZH -së hedh “grepat” për mesfushorin portugez Bernanrdo Silva, që luan me ekipin e Man. Siti në Angli. Mesfushori 28-vjeçar ishte protagonist me dy golat e realizuara në fitoren 4-0 që “qytetarët” arritën ndaj Real Madridit.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2025 me Man, Sitin, por kjo nuk e pengon aspak ekipin parizien të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e tij.

Sipas “Daily Telegraph”, kostoja e lojtarit është rreth 80 milionë euro, por parizienët janë gati ta paguajnë atë shifër. Një transferim që duket i vështirë, pasi edhe Manchester Siti nuk do të heqë dorë kollaj nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm. Gjithsesi, mesfushori konsiderohet si zëvendësuesi i Marko Verratit, që do të lërë PSZH këtë verë, ndaj parizienët kanë nisur kontaktet e para.

LEXO EDHE:

Back to top button