PSZH në panik, lëndohet sërisht ylli brazilian

Skuadrës së PSzh-së i ka mjaftuar vetëm një gol për të siguruar kalimin në 1/16-at e Kupës së Francës. Kampionët aktual të Ligue 1 nuk e kanë patur shumë të lehtë ndaj Kaenit, skuadër që luan në Ligue 2. Gjithsesi, lojtarët e Poketinjos kanë bërë aq sa duhet për të kaluar në raundin tjetër. Sfida e luajtur në stadiumin “Michel d’Ornano” është vendosur nga një gol i Kinit, në minutën e 49-të. Sulmuesi italian ka finalizuar në mënyrën e duhur një kundërsulm perfekt.

 

Lajmi i keq për Paris Sen Zhermanin ka qenë dëmtimi i Nejmar në pjesën e dytë. Braziliani ka qenë i detyruar të largohet nga fusha e lojës dhe vendin e tij e ka marrë Mbape.

LEXO EDHE:

Back to top button