PSZH pa sulmuesin kryesor përball Barcelonës

Moise Kin do të mungojë në ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve. Maurisio Poketinjo do të jetë pa njërin nga sulmuesit kryesor për këtë ndeshje, për arsye se ai është infektuar me “COVID-19”.

 

Barcelona dhe PSZH do të luajnë ndeshjen e kthimit në “Parkun e Princave” më 11 mars nga ora 21:00. Përpos tij, mungesë tjetër pritet të jetë edhe Nejmari, i cili nuk është i gatshëm për këtë ndeshje. PSZH kanë fituar ndeshjen e parë në “Camp Nou” me rezultat 4-1.

LEXO EDHE:

Back to top button