Pulev: Xhoshua do të ketë fundit si me Endi Ruizin


Kubrat Pulev ka dërguar një paralajmërim të ri për kundërshtarin e tij, Enthoni Xhoshua, duke premtuar se do ta mposhtë në mënyrë befasuese si Endi Ruizi Jr, vitin e kaluar. Xhoshua ishte shokuar duke u mposhtur nga meksikani, i cili i kishte rrëmbyer katër titujt e botës, para se britaniku t’i rikthente ato pak muaj më vonë, me një fitore revanshi në Arabinë Saudite. Xhoshua tani ka mendjen te meçi i shumëpritur kundër Tajson Fjurit, vitin e ardhshëm, ndërsa këtë vit, fillimisht duhet të përfundojë luftën e planifikuar kundër Kubrat Pulevit.

“Ai është një boksier i mirë me siguri, një kampion botëror dhe ka pasur shumë luftime të mira. Por unë shoh shumë probleme në stilin e tij të boksit dhe mendoj se mund ta përdor çdo hapje të vogël dhe mund ta mposht atë. Unë mendoj se ai ka një problem me psikologjinë. Unë mendoj se lufta do të ketë fundin e njëjtë si me Endi Ruiz. E di që do ta befasoj gjithë botën me këtë luftë. Do t’u tregoj tifozëve të boksit në gjithë botën që Xhoshua do të bjerë poshtë, sepse ne do të sjellim luftë,” ka deklaruar Kubrat Pulev. /lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button