Punësimi i familjarëve realitet i hidhur, Selmani: Nepotizmi, më i thellë se shteti

Punësimi i familjarëve realitet i hidhur, Selmani: Nepotizmi, më i thellë se shteti

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Publikimi i emrave të familjarëve të funksionarëve të BDI-së dhe LSDM-së, që do të jenë prokurorët dhe gjykatësit e ardhshëm, ka ngritur alarmin tek studentët, të cilët këtë akt e quajnë të turpshëm dhe banal.

“Këtij fenomeni të çuditshëm do ti vij fundi, por vetëm atëherë kur çdo njëri do e kuptoj, si tjerët edhe fëmijët e funksionarëve se kjo është toka dhe shtëpia jonë se këtu jemi gjithë dhe të mos ketë diskriminime. Nëse ai vend i takon dikujt që është më i zoti se ai fëmija i funksionarit le të urdhëroj. Ka shumë fjalë më, fëmijët e funksionarëve politika dhe kjo është mbjellë në zemrat e njerëzve si frikë, por më është edhe që duket si një realitet i hidhur. Është banale më kjo, dhe më banale është për ata që janë në lista dhe atyre duhet t`iu vjen turp”, u shpreh një student.

“Nuk është aspak e mirë, por, nuk është diçka që ndodh vetëm tek neve, por në gjithë botën. Kështu që duhet ta pranojmë këtë fakt, por nëse mund ta eliminojmë këtë fakt do jetë shumë mirë por çka të bëjmë. Duhet pak revolucion të bëjmë”, tha një tjetër student.

“Shpresat na humben por çka të bëjmë, duhet gjithnjë ta kemi një ideal një qëllim, se me punë arrihet gjithçka. Tash edhe me globalizimin mund më shpejtë të arrijmë te punët dhe nëse jemi ditur edhe pa përkrahjen e funksionarëve mund t’ia arrijmë”, theksoi një student.

Profesori universitar Bashkim Selmani, thotë se, problemi nuk qëndron vetëm tek futja në funksione kyçe e familjarëve të qeveritarëve, por tek zgjerimi i nepotizmit.

“Nepotizmi është i thellë po aq sa shteti i RMV-së. Po ti shohim gjitha institucionet do e ndajmë në disa faza, familjarët e Gruevskit, të Crvenkovskit, të të gjithë liderëve, por nuk është vetëm ky problem, por kjo kategori vazhdon nën institucione, pastaj kemi institucione të atyre familjarëve, dhe pastaj nëninstitucionet tjera, shkolla drejtori e kështu me radhë. I gjithë problemi këtu qëndron tek mungesa e një ligji që do ndalonte punësimin e familjarëve të tyre në këto institucione, mirëpo në këtë rast ata e shfrytëzojnë këtë boshllëk, dhe i vetmi kusht dhe kriter është që ata të plotësojnë kushtet dhe mos të kenë kufizime dhe padrejtësi në një konkurs të caktuar”, deklaroi Bashkim Selmani, Profesor universitar.

Nga 58 kandidatë, në listën e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë publik, janë djali i kreut të Kuvendit Talat Xhaferit, Barlet Xhaferi, nipi i ish-anëtarit të KShZ-së nga radhët e BDI-së si dhe gjykatësit në Gjykatën Administrative, Subhi Jakupit, Ilir Jakupi. Pajtim Mashkulli, i biri i këshilltarit të BDI-së dhe ish kryetarit të këshillit të komunës së Dibrës, Bashkim Mashkullit. Zonja e shefit të Prokurorisë për ndjekjen e Krimit të Organizuar, Islam Abazi, Albulena Abazin. Bashkëshortja e djalit të sekretares së përgjithshme të kuvendit, Cvetanka Ivanovës, Biljana Ivanova, bashkëshortja e kreut të Aerodromit nga VMRO-ja, Timço Mucunskit. Ky fenomen për fat të keq po ndodh pikërisht në kohën kur raportet e komisionit Evropian, na vijnë me vërejtje të theksuara, pikërisht në gjyqësor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button