Pushim i detyruar për punëtorët në N.P. Ujësjellësi-Ohër, kjo është arsyeja

Pushim i detyruar për punëtorët në N.P. Ujësjellësi-Ohër, kjo është arsyeja

Gazetar: Miki Trajkovski

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Ujësjellësi -Ohër, gjithsej 230 në numër, me rotacion dërgohen në shtëpi me pagë 70%. Kjo është një nga masat e ndërmarra nga kompania, për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike. Për këtë ata përballen me problemin, jo vetëm të mos mund ti shlyejnë borxhet, por edhe të japin paga për punonjësit.

“Kemi miratuar një program për 70%. Megjithatë, ne e miratojmë këtë si një mënyrë që të mund të ndërhyjmë përfundimisht në rast se ndërmarrja publike mbetet pa energji elektrike, në pjesët ku funksionojnë qendrat e pagesës, ndërtesa administrative, që të mbrohemi në atë moment. Dhe të shohim në të ardhmen cilat janë efektet financiare të kësaj mase”, deklaroi Marjan Risteski- drejtor i N.P. Ujësjellësi.

Dy faturat e fundit janë alarmante. Për muajin gusht kompania duhet të paguajë 21 milionë denarë, që janë rreth 350.000 euro.

“Kjo është diku rreth dy paga e gjysmë për të punësuarit, ose krahasuar me gjithë vitin 2020, janë paguar 24 milionë për rrymë, e ne tani vetëm në gusht kemi 21 milionë…”, tha Marjan Risteski- drejtor i N.P. Ujësjellësi.

Nga Ndërmarrja Publike nuk përjashtohet mundësia e largimeve nga puna në periudhën e ardhshme. Sipas përllogaritjeve, me çmimin aktual të energjisë elektrike, që përndryshe shpenzohet për stacionet e pompimit, çmimi i ujit duhet të rritet së paku 100 deri në 120%. Tash për tash, borxhi i energjisë elektrike i ndërmarrjes Ujësjellësi-Ohër është rreth 1 milion e 100 mijë euro, ndërsa borxhi i përgjithshëm ndaj furnitorëve të ndryshëm është 5 milionë euro./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button