Putin paralajmëron: Nëse shkelen garancitë tona, tërhiqemi nga marrëveshja e grurit

Putin paralajmëron: Nëse shkelen garancitë tona, tërhiqemi nga marrëveshja e grurit

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se Moska rezervon të drejtën të tërhiqet nga marrëveshja e grurit nëse Kievi thyen premtimet dhe përdor korridorin humanitar për qëllime ushtarake.

Putin tha se Rusia i konsideron garancitë me shkrim të Ukrainës, të cilat u morën me ndihmën e Turqisë dhe OKB-së, të mjaftueshme për të rifilluar marrëveshjen e grurit.

“Në këtë drejtim, kam udhëzuar ministrinë e mbrojtjes që të rifillojë pjesëmarrjen tonë në këtë punë. Megjithatë, Rusia rezervon të drejtën të tërhiqet nga këto marrëveshje nëse këto garanci shkelen nga Ukraina”, tha Putin gjatë takimit me Këshillin e Sigurimit.

Putin përsëriti se Rusia do t’i përmbahet premtimit të saj për të furnizuar me grurë vendet më të varfra, pavarësisht nga zhvillimet me marrëveshjen e grurit.

LEXO EDHE:

Back to top button