Putin përjashton përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë

Putin përjashton përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin mohoi të enjten se kishte ndonjë qëllim për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë. Duke folur në një konferencë të ekspertëve ndërkombëtarë të politikës së jashtme, ai e përshkroi konfliktin atje si pjesë e përpjekjeve të supozuara të Perëndimit për të siguruar dominim global, për të cilin ai këmbënguli se janë të destinuara të dështojnë.

Putin tha se është e kotë që Rusia të godasë Ukrainën me armë bërthamore.

“Ne nuk shohim nevojë për këtë. Nuk ka asnjë kuptim, as politik, as ushtarak”, tha ai.

Presidenti rus pretendoi se një paralajmërim i mëparshëm për gatishmërinë e tij për të përdorur “të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur Rusinë” nuk përbënte një goditje bërthamore, por ishte thjesht një përgjigje ndaj deklaratave perëndimore për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.
Ai përmendi këtu ish-kryeministren britanike, Liz Truss, e cila kishte thënë kohë më parë se do të ishte gati të përdorte armë bërthamore nëse do të bëhej kryeministre e Britanisë, një deklaratë kjo që sipas tij shqetësoi Kremlinin.

“Çfarë duhej të mendonim?” tha Putin. “Ne e pamë këtë si një pozicion të koordinuar, një përpjekje për të na shantazhuar”, deklaroi ai.

Në një fjalim të gjatë plot me kundërshti kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, Putini i akuzoi ata se po përpiqeshin t’u diktonin kushtet e tyre kombeve të tjera në një lojë dominimi “të rrezikshme, të përgjakshme dhe të ndyrë”.

Më 24 shkurt, Putin, urdhëroi ushtrinë ruse që të filloj pushtimin e Ukrainës. Që nga ajo kohë forcat ukrainase janë duke luftuar me ato ruse për çlirimin e territoreve të pushtuara.

LEXO EDHE:

Back to top button