Putini ka gjithnjë e më pak aleatë: Unë dua të përmirësoj marrëdhëniet me talebanët

Presidenti rus Vladimir Putin tha gjatë vizitës së Dushanbe në Taxhikistan se vendi i tij dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me talebanët.

“Ne po bëjmë gjithçka për të siguruar normalizimin e situatës në vend dhe po përpiqemi të ndërtojmë lidhje me forcat politike që kontrollojnë situatën”, citohet të ketë thënë Putin nga Interfax.

Edhe pse talebanët ende nuk janë njohur ndërkombëtarisht, ata kanë sunduar pjesën më të madhe të Afganistanit që nga vera e vitit 2021, pasi ushtria amerikane u tërhoq nga vendi pas vitesh lufte.

Pavarësisht se zyrtarisht konsiderohet një organizatë terroriste në Rusi, delegacioni i talebanëve mori pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.

Vizita e Putinit në Taxhikistan, një ish-republikë sovjetike, është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën në fund të shkurtit. Gjatë bisedimeve me presidentin e Taxhikistanit Emomali Rahmon, presidenti rus iu referua një “përgjegjësie të përbashkët” për stabilitetin në rajon. Rusia ka një bazë ushtarake në Taxhikistan.

Sot, Putin udhëton në Turkmenistan, një tjetër vend ish-sovjetik në rajon.

LEXO EDHE:

Back to top button