Qentë endacak shkaktojnë kokëçarje për banorët e Tetovës

Ditëve të fundit qentë endacak janë shndërruar në makth për banorët e Tetovës. Rrugët e qytetit janë mbushur me qen, të cilët, jo rallë edhe sulmojnë kalimtarët. Rasti i fundit ishte sulmi i 5 vjeçarit, i cili mori lëndime të shumta nga kafshimi i qenve endacakë derisa ishte duke luajtur me shokët. Gjendja shëndetësore e fëmijës pesë vjeçar është e qëndrueshme. Qytetarët ankohen se kanë frikë të dalin në rrugë, pasi qentë endacakë janë të grumbulluar pothuajse në çdo udhëkryq.

“E patë vet si ishte fëmija që e kishin kafshuar. Kjo s’na duhet por ja, më shumë vlejnë qentë se njerëzit”.

“Shumë frikemi me frikë ecim besoni. Kemi frikë shiheni sa shumë qen ka”.

“I shohim dhe vërtetë rrezik është sepse na shkojmë fëmija në shkollë, janë gjëra që duhet marrë masa për to”.

Nga komuna e Tetovës thonë se për trajtimin e qenve endacakë deri më tani janë ndarë rreth 3 milion denarë, ndërsa paralajmërojnë fonde shtesë. Ndërmarrja e cila merret me trajtimin e qenve endacak, thotë se ka shtim të numrit të qenve kohëve të fundit si pasojë e sjelljes së tyre nga qytete të tjera. Autoritetet kërkojnë angazhim më të madh të policisë për të penguar një fenomen të tillë.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button