Qeveria e Kosovës ndanë 40 mijë dollarë për vizitën e delegacionit të Luginës në SHBA

Qeveria e Kosovës ndanë 40 mijë dollarë për vizitën e delegacionit të Luginës në SHBA

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit elektronike mbajtur sot pasdite, ka miratuar kërkesën e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, për të mbështetur financiarisht vizitën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me një vlerë rreth 40 mijë dollarë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike, në të cilën ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C. Me këtë vendim, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikan”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, lidershipi në Luginë të Preshevës ka kërkuar që çështja e shqiptarëve të mbetur në Serbi të diskutuhet në kaudër të bisedimeve në Bruksel. Madje kërkesa e tyre ka qenë që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të zgjidhjet në korrelacion me të drejtat e serbëve në Kosovë./rtk/

LEXO EDHE:

Back to top button