Qeveria e re, me kuadro të vjetra – ALSAT-M


VMRO-DPMNE-ja vlerëson se me Qeverinë e re me kuadro të vjetra sipas kësaj partie, të komprometuara, vendin e pret periudhë e vështirë. Kjo parti akuzon mandatarin për kryeministër, Zaev dhe ministrat e propozuar nga LSDM-ja, Shekerinskën, Dimitrovin, Filipçen, Boçvarskin, Mariçiqin, Carovskën e Shahpaskën për nepotizëm dhe mos-sukses të deritanishëm. Shtojnë se dhënia e sektorit të financave, ekonomisë dhe pozitës së zv/kryeministrit, BDI-së do të jetë vetëm arsyetim për dështimet e Qeverisë së re. Përbërja e Qeverisë së re, sipas VMRO-së, nuk përmbush barazinë gjinore, pasi përfaqësimi i grave është i ulët.

“Shteti fiton Qeveri të re me kuadro të vjetra, të komprometuara dhe të harxhuara. Maqedonia fiton Qeveri të re me kuadro kriminele të ngarkuar me nga dhjetëra afera, raste të nepotizmit dhe dyshimesh për korrupsion. Ata që e bënë shtetin rekorder për korrupsion, krim dhe dështim në Evropë tani sërish do të udhëheqin me institucionet. Vijon periudhë e rëndë për Maqedoninë- deklaroi Dafina Stojanoska, VMRO DPMNE.

LEXO EDHE:

Back to top button