Qeveria e re, Zaevi shkurton ministrat pa resorë


Me 7 ministra më pak është planifikuar të filloj me punë ekzekutivi i ri. Në vend të 26 ministrave sa janë tani, në qeverinë e re të cilën do ta udhëheq Zoran Zaev do të ketë 19 ministra.

Në histori do të shkojnë ministrat pa resorë, të paktën për këtë përbërje të re qeveritare.

 Resorët Ministrore që shkojnë në histori

Ministri pa resor përgjegjës për diasporën

Tre Ministra pa resor përgjegjës për investimet e huaja

Ministri pa resor përgjegjës për komunikimet, përgjegjshmërinë dhe transparencën

Ministri pa resor përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për Përmirësimin e Situatës së Romëve

Ministri pa resor për rregullimin për të përmirësuar klimën e investimeve për kompanitë vendase

Për njohësit e fushës, kjo taktikë e Zaevit është populizëm me që nuk është shuar asnjë ministri, por vetëm ministra pa portofolë. Mirjana Najçevska tha se një shtet i vogël si ne nuk ka nevojë për kaq shumë organe ekzekutive jo funksionale, aspak produktive dhe të kushtueshme për taksapaguesit.

 “Le të themi në Finlandë në mënyrë efikase janë ekipuar ministritë, si Ministria e punës i është bashkangjitur Ministrisë së Ekonomisë. Sektori i sociales është vendosur tek Ministria e Shëndetësisë. Në Ministrinë e Arsimit është futur edhe ajo e Kulturës. Megjithatë, tek ne çdo formim i qeverisë nënkupton bërje të pazareve dhe jo ujdi për mënyrën më efikase do të udhëhiqej me shtetin. Por, në mënyrën se si më lehtë do të ndahet kulaçi mes tyre, gjithmonë do të kemi shumë më tepër ministri- deklaroi Mirjana Najçevska, Analiste.

 LSDM-ja do të ketë 11 ministra, tetë prej të cilëve me resor dhe tre zëvendëskryeministra. Ministria e Bujqësisë, do të drejtohet nga Lëvizja Besa, ndërsa ministër i Pushtetit lokal do të jetë nga PLD-ja që të dy partnerë të koalicionit parazgjedhor “Mundemi”. BDI do të ketë gjashtë anëtarë në Qeveri. Me gjithë deputetin e PDSH-së shumica parlamentare në Kuvend do të jetë prej 62 deputetësh.

 

Përgatiti: Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button