Qeveria shkarkoi nga detyra Spasovskin

Qeveria shkarkoi nga detyra Spasovskin

Ndonëse kryeministri ditë më parë deklaroi se në seancat e ardhshme do të shkarkohet drejtori i Zbatimit të Sanksioneve, Marjan Spasovski, Qeveria në seancën e sotme e ka shkarkuar të njëjtin nga kjo pozitë.

Në njoftimin e organit ekzekutiv thuhet shkurt se Spasovski është shkarkuar nga kjo pozitë, duke mos dhënë më shumë informacione për procesin e përzgjedhjes, caktimin e ushtruesit të detyrës ose kandidatin e mundshëm për drejtor të ardhshëm të Zbatimit të sanksioneve. Shkarkimi i tij nuk lidhet drejtpërdrejt me skandalin e arratisjes filmike të Bekim Memetit nga burgu i Idrizovës. Kryeministri Dimitar Kovaçevski ditë më parë deklaroi se nuk është i kënaqur me punën e Spasovskit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button